19:24 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Të dukesh bukur, do të thotë dhimbje. Kjo është procedura e dhimbshme!

A është bukuria vërtetë më e vlefshme se dhimbja?

“Bukuria është dhimbje, të dukesh bukur do të thotë të ndjesh dhimbje”, thuhet ndër të tjerash në botë.

Disa mund të pajtohen e disa të tjerë jo, por shumica në botë po vendosin gjakun në fytyrë, t’i ndihmojë të duken më bukur, transmeton Indeksonline.

Vaksina e fytyrës e njohur ndryshe si PRP (plasma e pasur me platele) është debatuar gjerësisht që kur kim Karadashian West iu nënshtruar procedurës gjatë një episodi të Mbajtjes së Kardashianëve.

Kim kishte publikuar dhe fotografi në rrjetet sociale teksa më pas ka thënë se i vjen keq që ka pasur një trajtim të ngjashëm pasi ishte procedurë e dhimbshme.

Vampirja e fytyrës është një trajtim shumë i diskutueshëm në botën e estetikës së fytyrës.

“Kjo përfshin në thelb marrjen e gjakut nga një pacient, duke përpunuar atë më një centrifugë për nxjerrjen e plazmës-që përmban trombocitet dhe faktorët e rritjes dhe pastaj duke e rifutur atë në fytyrë. Teoria është se trombocitet dhe faktorët e rritjes iniciojnë një përgjigje shëruese, e cila me kalimin e kohës rinovon lëkurën.”, ka thënë Doktor McKeown.

“Disa studime kanë treguar se është efektive, ndërsa të tjerët kanë treguar se nuk kanë asnjë efekt.”, ka shtuar ai/Indeksonline/