14:09 / E Enjte, 09 Gusht 2018

Të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë i përkeqësohet gjendja, dërgohet në Spitalin Psikiatrik

Pjetër Nrecaj i dyshuar për vrasjen e gruas dhe të bijës në Brekoc të Gjakovës, sot ka dalë para Gjykatës.

Gjatë dëshmive në gjykatë, ai ka kuptuar se gjatë incidentit me bashkëshorten e tij, ka vrarë edhe vajzën e tij.

Shefi i repartit të Spitalit të Psikiatrisë, Zef Komoni për Indeksonline ka thënë se Pjetri kishte pësuar sulm dhe ankth, kur është sjellë për trajtim në repartin e Psikiatrisë.

“Rreth orës 11:00 përmes Policisë nga Gjykata është sjell Pjetër Nrecaj i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë. Pjetri gjatë seancës dëgjimore ka kuptuar se gjatë incidentit ka vrarë edhe vajzën. Ai ka pësuar një atak shumë të madh dhe një ankth. Më pas ai e ka marrë trajtimin në repartin e Psikiatrisë. Duke e analizuar që reparti i Psikiatrisë në Gjakovë është tip i hapur, i kemi dhënë ndihmën e parë i është stabilizuar gjendja”, ka thënë fillimisht Komoni.

Komoni ka thënë se Nrecaj është nisur për në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Nrecaj dyshohet për vrasjen ne bashkëshortes së tij 40-vjeçare dhe vajzës 9-vjeçare./Indeksonline/