Të gjithë e kërkuan, Tare ka një lajm të rëndësishëm për yllin serb
Shumë skuadra të mëdha evropiane e kishin synim transferimin e serbit Sergej Milinkovic Saviq.
Por, Igli Tare ishte ai që insistoi në qëndrimin e tij te Lazio.
Madje drejtori shqiptar tani e ka bindur yllin serb që të vazhdojë kontratën me skuadrën romake.
Lazio dhe Milinkovic do të zyrtarizojnë rinovimin deri në vitin 2023. Mesfushori serb do të ketë pagë për 3 milionë euro më shumë në vit me kontratën e re.
Lazio do t’i bëjë klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh lojtarit serb./Indeksonline/