14:34 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Të jesh në lidhje të bën të shtosh peshë thotë shkenca

Të jesh beqar është gjë e mirë sipas një studimi të fundit, transmeton Indeksonline.

Studimi i bërë në Queensland të Australisë, bëri një analizë 10 vjeçare të 15.000 personave dhe rezultatet ishin befasuese.

Në rezultatet thuhej se çiftet që kanë një lidhje të lumtur shtonin 5.8 kilogram më shumë se ata që nuk ishin. Po ashtu çiftet e lumtura shtonin 1.8 kilogram çdo vit.

Po ashtu studimi gjeti që çiftet kishin shprehi më të shëndetshme dhe pinin më pak duhan në krahasim me ata që nuk janë në lidhje./Indeksonline/