19:26 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Të martuar prej 81 vitesh, çifti shqiptar gati për në Guinnes

Në familjen Hoxha ka festë.

Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat, festojnë 81-vjetorin e martesës.

Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.

Ata thonë se nuk e njihnim njëri-tjetrin. U pamë ditën e dasmës. Por, Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë.

“Vallaj e bukur”, citohet të ketë thënë shkurt ai.

Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse, durimi dhe mirëkupmi në çi kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.

Ajo thotë: Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar. I kemi dëgjuar fjalën njëritjetrit”.

E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.

Xhemja tregon: Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”.

Hamidi thotë: Sepse pleqtë kishin shumë fjalë. Edhe Xhemja bëhej xheloze për mua.” Për fëmijët e çiit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë. Hasani, djali i madh i çiftit

Hoxha shprehet: Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar. Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”.

Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.

Familja Hoxha vijon gëzimin e tyre me rekordin e martesës më të gjatë në Shqipëri, e ndoshta një rekordi të ri botëror. Çii japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë./JOQ/