21:19 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Të rejat e fundit për shëndetin e Isa Mustafës

Ish kryeministri i vendit, njëherësh i pari i LDK-së, Isa Mustafa do të udhëtojë nesër jashtë vendit..

Burime të Indeksonline brenda familjes Mustafa, kanë konfirmuar udhëtimin e tij jashtë vendit për arsye të gjendjes shëndetësore.

Gjithashtu sipas po të njëjtave burime bëhet e ditur se Mustafa nuk pësoj sulm në tru dhe se gjendja shëndetësore nuk është aq serioze por që duhet të udhëtojë për rehabilitim dhe kryerjen e disa kontrolleve.

Lidhur me këtë çështje, njësoj është deklaruar edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka konfirmuar udhëtimin e Mustafës duke thënë se gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik por që duhet të udhëtojë për të kryer disa kontrolle.

“Nuk ka dëmtime serioze. Pranë tij ka qëndruar vëllai i tij teksa do të udhëtojë për disa ditë dhe do të kryejë një rehabilitim. Së shpejti Mustafa do të deklarohet edhe personalisht për gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Beqiri për Indeksonline.

Ndryshe Beqiri ka realizuar një vizitë tek Mustafa sonte përgjatë orës 20:30.

Duhet shtuar se Mustafa ka qëndruar i shtrirë në spital për disa ditë përderisa në fillim nga LDK kanë deklaruar se bëhet fjalë për një grip sezonal, e që del të mos jetë e vërtetë./Indeksonline/