13:16 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Të rinjët e Kosovës pësojnë humbje nga Ukraina në EuroBasket

Përfaqësuesja e Kosovës e grupmoshave U-16 në basketboll është mposhtur nga Kombëtarja e Ukrainës, në ndeshjen të vlefshme për “EuroBasket U-16” divizioni B, transmeton Indeksonline.

Rezultati i ndeshjes ishte 89-57. Lojtari më efikas në këtë ndeshje për djelmoshat e Kosovës ishte Drilon Shala, me 11 pikë, 10 kërcime, një asistim dhe dy bllokada.

Me këtë humbje, të rinjtë nga Kosova e përfundojnë kampionatin në pozitën e pestë të grupit D me gjashtë pikë.

Kosova arriti të fitojë vetëm një ndeshje në grup, ku mposhti Zvicrën, dhe pësoi katër humbje. Ky kampionat po zhvillohet në Bosnjë dhe Hercegovinë./Indeksonline/