16:37 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Të rinjtë në Londër imitojnë sulmet me acid, mbulojnë qytetarët me lëngë (Video)

Disa qytetarë të cilët përdornin treni,  u “sulmuan” me lëngje nga të rinjtë të cilët “kopjonin” sulmet e fundit me acid.

Një video e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale shihen një bandë të rinjsh duke përdorur shishe me pije për të frikësuar pasagjerët që udhëtojnë me metro, transmeton Indeksonline.

Video tregon dy adoleshentë duke hedhur lëngun mbi një njeri i cili ishte në gjumë në tren, mbi një njeri i cili ishte në shkallë lëvizëse me bagazh dhe mbi një grua e cila është duke shikuar në telefonin e saj.

Shikoni më poshtë reagimet e tyre duke menduar se ajo ishte acid./Indeksonline/