14:50 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë para Gjykatës Themelore në Pejë, arrestohet 70 vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 70 vjeçare i cili sot në mes ditë ka shtënë me armë zjarri para objektit të Gjykatës Themelore të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Sot rreth orës 13:30, në rrugën ‘Adem Jashari’ para Gjykatës Themelore në Pejë, një i dyshuar rreth moshës 70-vjeç ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës. Për fat intervenimi dhe reagimi i policisë ka qenë i shpejt dhe personi i dyshuar është arrestuar, kurse arma është konfiskuar. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Ibraj.

Ai ka theksuar se tanimë janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe se po presin detaje nga hetuesit për rrethanat dhe motivin e gjuajtjes. /Indeksonline/