11:26 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Të uritur gjatë tërë kohës? Hani ushqime të pasura me Omega 3

Trupi ynë adaptohet ndaj një niveli energjie përmes ushqyeshmërisë dhe dhimbjet e urisë përpiqen të detyrojnë futjen e energjisë në nivelin e saj origjinal. Megjithatë, acidi yndyror Omega-3 i përbërë nga artikuj ushqimor si peshqit dhe, arra dhe farërat chia të cilat kanë aftësinë për të kontrolluar urinë.

Rrjedhimisht, acidet yndyrore Omega 3 mund të kontrollojë brejtjen e urisë, transmeton Indeksonline.

Të gjitha elementet e rëndësishme në yndyrnat Omega 3 luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin kognitiv, rritjen normale dhe zhvillimin e një trupi njerëzor, transmeton Indeksonline.

Përfshirja e ushqimeve yndyrore Omega-3 në dietën tuaj të përditshme gjithashtu rrit nivelin e serotoninës që është një element i fuqishëm i trurit që frenon urinë dhe njëkohësisht ju bënë të ndiheni të ngopur. Këtu e kemi fjalën për arrat të cilat preferohet të konsumohen një grusht nga to në ditë.

Dietat e pasura me acide yndyrore omega-3 mund të përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës tek njerëzit me diabet. Gjithashtu ndihmojnë në djegien e yndyrës./Indeksonline/