11:20 / E enjte, 12 Janar 2017

Aplikacioni shqiptar Hello del me version të ri

Aplikacioni shqiptar Hello del me version të ri

Me mbi 700,000 shkarkime në iOS dhe Android si dhe me mbi 100,000 përdorues aktiv, startupi shqiptar Hello, ka lansuar këtë javë një sërë veçorish të reja për përdoruesit e saj anembanë botës. 

Hello, është aplikacion mobil për iOS dhe Android, që mundëson komunikim falas për 2 minuta me persona të ndryshëm gjithandej botës, por që tani me versionin më të ri mundëson edhe disa veçori si: dizajn tërësisht i ri, vazhdim i bisedës, lidhje brenda apo jasht shtetit me të cilin janë regjistruar, mundësinë për të shtuar miq, etj.

Duke punuar në drejtim të krijimit të lidhjeve të reja mes njerëzve përmes komunikimit të lire dhe anonim, Hello tanimë ka arritur që të realizojë mbi 30 milion thirrje mes më shumë se 700,000 përdoruesve në të dy platformat mobile, ndërsa për kuriozitet një përdorues mesatarisht e përdor aplikacionin 18 minuta, kurse 54% e përdoruesve janë meshkuj dhe 46% femra. 

Në fillim kur u lansua aplikacioni kishte nje dizajn minimal dhe qëllim primar kishte lidhjen e njerëzve me thirrje 2 minutëshe. 

Në versionin e ri, Hello tani shfaqet me një dizajn tërësisht i ri, që mundëson regjistrim të lehtë me Facebook, por gjithsesi anonim, dhe me të cilin proces, përdoruesit më pas janë në gjendje të ruajn kontaktet me të cilët ju pëlqen biseda dhe të komunikojnë me ta edhe në mënyrë aktive pas përfundimit të thirrjes.

Lexo të tjera