23:34 / E mërkurë, 11 Tetor 2017

Apple publikoi përditësimin iOS 11.0.3 për iPhone dhe iPad

Apple publikoi përditësimin iOS 11.0.3 për iPhone dhe iPad

Për fat të mirë me këtë përditësim Apple do të lejojë përdoruesit ti përdorin këto iPhone.    

Apple publikoi ditën e sotme përditësimin e tretë të iOS 11 që nga debutimi një muaj më parë.

Përditësimi përmban disa probleme specifike të sistemit operativ. Sipas shënimeve të publikuar nga Apple, ky përditësim adreson këto problematika:

Rregullon një problem me audion dhe “haptic feedback” të cilët nuk funksionojnë në disa modele iPhone 7 dhe 7 Plus.

Adreson një problem me prekjen ku ekrani i disa iPhone 6S nuk përgjigjet sepse nuk janë riparuar me pjesë të verifikuara nga Apple.

Lidhur me këtë të fundit Aple sqaron se pjesët e përdorura për zëvendësim të cilat nuk janë të verifikuara mund të kompromentojnë cilësinë e madje të mos funksionojnë siç duhet.

Për fat të mirë me këtë përditësim Apple do të lejojë përdoruesit ti përdorin këto iPhone.

Duke qenë se nuk përmenden askund performanca e as bateria, me shumë gjasa problemet e shfaqura në këto dy drejtime i takojnë iOS 11.1 që të zgjidhen, një version i cili është aktualisht në beta.

Për të shkarkuar përditësimin navigoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi është 285.5MB dhe mund ta instaloni ose përmes iTunes ose direkt nga telefoni.

Temat:
Lexo të tjera