23:52 / E enjte, 12 Tetor 2017

LG do të ndërtojë fabrikën më të madhe të baterive për makinat elektrike në Evropë

LG do të ndërtojë fabrikën më të madhe të baterive për makinat elektrike në Evropë

LG do të hapë fabrikën më të madhe në Evropë të prodhimit të baterive lithium-ion për makinat elektrike njoftoi kompania ditën e sotme.

Divizioni i saj LG Chem do të hapë dyert e fabrikës në 2019-ën në Poloni shkruante agjencia e lajmeve Reuters me një kapacitet prodhimi prej 100,000 bateri çdo vit.

Për ta vendosur në perspektivë, fabrika më e madhe në botë e prodhimit të baterive në pronësi të Panasonic në Kinë prodhon 200,000 bateri në vit ndërsa Musk shpreson se me fabrikën e tij Gigafactory do të prodhojë 500,000 baterinë vit.

Sipas Musk, fabrika e tij e cila është shumë larg kapaciteteve maksimale aktualisht prodhon më shumë bateri se çdo fabrikë tjetër në botë.

LG do të shpenzojë afro 1.63 miliard dollar për fabrikën e cila do të ndërtohet në Wroclaw, 190 kilometër larg nga kufiri me Gjermaninë, shtëpinë e grupit Volkswagen i cili synon të investojë 20 miliard Euro në makinat elektrike deri më 2030-ën.

Fabrika do të punësojë 2,500 njerëz dhe do të shërbejë për ushqyer aspiratat e prodhuesve tradicionalë të makinave në migrimin e tyre drejt elektrifikimit. 

Temat:
Lexo të tjera