20:10 / E martë, 12 Shtator 2017

Live Blog: Gjiganti Apple, prezanton IphoneX dhe Iphone 8 (Video)

Live Blog: Gjiganti Apple, prezanton IphoneX dhe Iphone 8 (Video)

Gjiganti Apple nuk e ka ndërmend të ndalet me krijimtari të reja. Pak më parë ka prezantuar telefonet ikonikë Iphone8 dhe Iphone X, të cilët tash e sa kohë me padurim janë pritur nga adhuruesit e teknologjisë.

Tim Cook ka dalë në skenë dhe ka prezantuar poashtu edhe tre produktet e reja, një orë intelegjente të re, një televizor të ri, dhe një palë kufje ëireless të reja.

“Sot kemi lajme të mira për ju, ndryshuam mënyrën sesi komunikojmë me IMessage dhe FaceTime. Iphone revulicionarizoi sigurinë dhe privatësinë me TouchID”, ka thënë ai gjatë prezantimit.

Ai ka thënë se kampusi i ri i Apple ushqehet nga energjia 100% e rinovueshme.

Sipas tij, Apple është një kompani ku kënaqësia e konsumatorit arrin në 97%.

IphohneX padyshim që ka qenë ylli I mbrëmjes, i cili karakterizohet me veti të jashtëzakonshme krahasuar me prodhimet e mëhershme.

IphoneX, një version premium i flagshipit të Apple i cili do të karakterizohet nga ekran pa skaje, teknologji për njohjen e fytyrës dhe ngarkim ëireless.

Sipas raportimeve, iPhone X pritet të kushtojë 1,000 dollar.

Cook ka shprehur vullnetin e tij për tu ardhur në ndihmë të prekurve të urganit Irma. /Indeksonline/



Lexo të tjera