20:23 / E hënë, 20 Mars 2017

Samsung prezantoi asistentin virtual Bixby, me një buton të dedikuar në Galaxy S8

Samsung prezantoi asistentin virtual Bixby, me një buton të dedikuar në Galaxy S8

Pasardhësi i Viv, një asistent virtual i krijuar nga ekipi i cili zhvilloi Siri përpara blerjes nga Apple, Samsung zyrtarisht prezantoi asistentin virtual ditën e Hëne.

Samsung thotë se Bixby është ndryshe sepse nëse një aplikacion e mbështet atë, asistenti virtual do të shfrytëzojë të gjitha veçori dhe funksionalitetet e tij. Këtë nuk e ofrojnë dot as Cortana, as Siri e as Google Assistant.

Së dytë Samsung thotë se Bixby do të jetë vazhdimisht në dijeni të asaj çfarë përdoruesit po bëjnë me pajisjen. Bixby di çdo gjë që përdoruesi vepron me një aplikacion.

Së fundi Bixby do të jetë shumë fleksibël duke pasur parasysh numrin e lartë të komandave që u përgjigjet. Sipas Samsung përdoruesit nuk kanë pse të mbajnë mend një komandë specifike.

Galaxy S8-ta do të ketë një buton të dedikuar për Bixby. Apple dhe Google ofrojnë vetëm gjeste me prekje ndërsa Samsung do të jetë i pari që implementon këtë qasje. Madje gjigandi Korean thotë se Bixby do të zgjerohej përtej telefonëve në televizorë dhe elektroshtëpiake.

E gjitha kjo duket shumë premtuese. Me debutimin e Galaxy S8-ës Samsung ka premtuar një lançim modest të Bixby me mbështetje për disa aplikacione dhe publikimin e SDK-së për zhvilluesit. /PCWorld Albanian

Lexo të tjera