14:47 / E diel, 13 Gusht 2017

Snapchat ka 173 milion përdorues aktivë

Snapchat ka 173 milion përdorues aktivë

Snapchat ka 173 milion përdorues aktivë në ditë, një shifër e cila u rrit me 4% krahasuar me tre mujorin paraardhës.

Në SHBA Snapchat u rrit me 4 milion përdorues të rinj ndërsa në Evropë me vetëm 2 milion. Kjo rriti humbjet duke lënë kompaninë shumë larg pritshmërive të analistëve por edhe konkurrentëve.

Instagram Stories kanë 250 milion përdorues aktivë. Gjatë javës Snapchat raportoi të ardhura poshtë pritshmërive duke dërguar edhe njëherë aksionet e kompanisë në tatëpjetë.

Por ekzekutivët janë konfidentë se do ja dalin dhe premtuan se nuk do të shisnin aksionet e kompanisë. Facebook, rivali më i ashpër i kompanisë, ka premtuar se do të jetë fundi i Snapchat.

Temat:
Lexo të tjera