13:54 / E enjte, 20 Prill 2017

Telefonët e cilit prodhues përdoren më së shumti?

Telefonët e cilit prodhues përdoren më së shumti?

Telefonët dhe tabletët e Apple përdoren më shumë sesa pajisjet e çdo prodhuesit tjetër në mbarë botën.

Sipas Newzoo, bazuar në 550 milion pajisje të përdorura aktivisht, gjigandi Amerikan ka afërsisht 35% të përdoruesve aktivë.

Ndërsa kjo nuk përbën surprizë në një farë mënyre, ajo që habit janë prodhuesit Kinez që vinë menjëherë pas Apple dhe Samsung.

Konkretisht Huawei, Xiaomi dhe Lenovo zënë vendin e tretë, katërt dhe të pestë duke lënë pas kompani të njohura si LG, Sony apo HTC.

Të gjithë prodhuesit e tjerë të marrë së bashku nuk përbëjnë dot as hapësirën që zënë Apple apo Samsung veçmas.

Lexo të tjera