21:25 / E martë, 10 Janar 2017

Ushtria amerikane i futë në punë edhe dronët, e "bllokon" hapësirën ajrore

Ushtria amerikane i futë në punë edhe dronët, e "bllokon" hapësirën ajrore

Ushtria Amerikane është duke planifikuar që të gjejë një mekanizëm të ri për sigurinë ajrore. Për këtë ushtria amerikane dje ka testuar në Kaliforni sistem mbrojtës ajrorë me dronë.

Një tufë dronësh me kamera speciale janë lëshuar në ajër nga ku kanë sjellur në bazë informacione në hapësirë ajrore disa kilometërshe. 

Thuhet se dronët kanë një sistem komunikimi në mes vete dhe se të gjithë shpërndahen në destinacione të caktuara.

Departamenti i mbrojtjes ka njoftuar se ky eksperiment mund të jetë sistem i të ardhmes ku dronët pritet të jenë "punëtorë" të ushtrisë amerikane./Indeksonline/

Lexo të tjera