08:49 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tejet të lodhur dhe aspak në humor, lexoni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi

Sfera profesionale do të jetë mjaft e favorshme, ku mundësitë e ofertave të reja nuk do të mungojnë. Nga pikëpamja sentimentale parashikohet më shumë intensitet në raport me partnerin/en.

Demi

Mund të gjendeni përballë një debati të ashpër në raportin në çift, duke iu bërë që të vlerësoni më thellë raportin me partnerin/en. Në sferën profesionale parashikohet një ditë interesante dhe pozitive.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë tejet të lodhur dhe aspak në humor gjatë kësaj dite. Parashikohet një e martë e mbushur me debate si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale.

Gaforrja

Kjo ditë do të sjellë rikuperim në sferën e ndjenjave, pavarësisht se situata do jetë disi e komplikuar. Do të ndiheni të lodhur si fizikisht dhe psikologjikisht dhe me ngarkesë sa i takon sferës profesionale.

Luani

Kjo e martë do ju fusë në një fazë rikuperimi në raportin në çift, sidomos nëse keni kaluar një zënkë këto ditë. Nga pikëpamja profesionale, parashikohen disa probleme të cilave duhet t’iu kushtoni më shumë vëmendje.

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë e cila do të jetë mjaft e ngarkuar dhe që do ju gjejë të lodhur. Këshillohet që të përqendroheni më shumë në planet për të ardhmen si dhe në përzgjedhjen e partnerit ideal të cilin duhet ta keni në krahë.

Peshorja

Mund të vendosni të programoni hapa të rëndësishëm nga pikëpamja sentimentale, ndërkohë që çiftet më stabël, parashikohen zhvillime të rëndësishme. Nga pikëpamja profesionale situata do të jetë e ekuilibruar.

Akrepi

Do të jeni nën presion në sferën profesionale, ndaj do ju duhet rikuperim forcash dhe energjie. Në raportin në çift duhet të përqendroheni më shumë.

Shigjetari

Duhet të të shfaqni më shumë vëmendje në raportin në çift, duke marrë vendime të rëndësishme sidomos në prani të syve kritikë. Për këtë arsye disa çifte mund të marrin vendim drastik duke u ndarë gjatë kësaj dite.

Bricjapi

Mund të përqendroheni në rikuperimin e një lidhje sentimentale, duke shfaqur më shumë durim në raport me partnerin/en.

Ujori

Mund të përqendroheni në rikuperimin fizik, pas një periudhe stresuese. Do përpiqeni të çoni në një nivel tjetër raportet ndërpersonale.

Peshqit

Duhet të reflektoni më shumë lidhur me përgjegjësitë në raport me një lidhje të kaluar, e cila mund të jetë e rekuperueshme. Mundësi shumë të mira shfaqen edhe në sferën profesionale.