14:14 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Telashe te Brazili,Thiago Silva tregon se Neymar e ka fyer dje në ndeshje

Kapiteni i Brazilit në ndeshjen e djeshme, Thiago Silva ka treguar se është fyer nga bashkëlojtari i tij, Neymar.

Kjo ka ndodhur në fundin e ndeshjes së djeshme që Brazili e fitoi me zor ndaj Kosta Rikës.

“Ai është vëllai im i vogël, gjithmonë e mbaj afër dhe përpiqem t’i jap gjithmonë këshillën e duhur. Kur ai bërtiste në fund të ndeshjes, i thashë të qetësohej sepse pesha e ndeshjes ishte e rëndë. Por, sjellja e tij më ka trishtuar. Ai më ka fyer mua me fjalë të pahijshme. Më lëndoi sjellja e tij” ka thënë Thiago Silva./Indeksonline/