08:26 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Telefonët Android më të prirur për të pësuar defekte

Një raport i ri i cili mbulon riparimet e pajisjeve mobile zbuloi telefonë të cilët janë më të prirur për të pësuar defekte.

Raporti Mobile Device Repair and Security për tre mujorin e fundit të 2017-ës zbuloi se Xiaomi Redmi 4 ishte telefoni Android me performancën më të keqe.

Xiaomi Redmi Y1 mbyllte listën. Megjithatë Samsung kishte më shumë telefonë në këtë listë se asnjë prodhues tjetër me Galaxy S7, S8 Plus dhe S7 Active si telefonët me performancën më të keqe.

Galaxy S6 dhe S7 Edge gjithashtu janë pjesë e kësaj liste.

 

Motorola Moto G5S Plus, Lenovo K8 Note dhe HMD Global Nokia 6 gjithashtu rënditen në vendin e tretë, katërt dhe pestë për nga performanca e dobët.

Në terësi telefonët Samsung ishin më të prirur për të pësuar defekte me 34% shans ndjekur nga Xiaomi me 13% dhe Motorola me 9%.

Prodhuesit më të sigurtë mund të konsiderohen Huawei, OnePlus dhe ZTE.