10:45 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Telefonin e motrës e këmben me substanca narkotike

Policia ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Stanovc i Poshtëm të Vushtrrisë pasi që i njëjti ia ka vjedhur telefonin motrës së tij dhe të njëjtin e ka këmbyer me substanca narkotike me një person të panjohur.

Nga i dyshuari si dëshmi materiale janë konfiskuar 25.7 gramë substanca narkotike të dyshuara si marihuanë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.