11:39 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Barrierat e vendosura te rrethrrotullimet në Prishtinë, synojnë t’i ndalin tollovitë

Në Prishtinë, tash e një javë kanë filluar të vendosen barriera nëpër disa rrethe. Ato siç kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës, janë vendosur për të mundësuar një qarkullim më të mirë dhe më të saktë të ngasësve të automjeteve nëpër rrethe, raporton IndeksOnline.

Mirëpo jo gjithçka sa u përket atyre po shkon si duhet pasi që ka edhe të tilla që kanë mbetur ende pa u përfunduar, duke lënë kështu jashtë tyre kunja të vegjël metali e të cilat mund të shkaktojnë shpërthim të gomave të veturave dhe automjeteve të tjera teksa ngasin nëpër këto rrethe.

IndeksOnline ju sjell pamje: