22:20 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Biseda Clinton-Thaçi për çmilitarizimin

Më 20 qershor të vitit 1999 presidenti amerikan Bill Clinton kishte zhvilluar një bisedë telefonike me liderin atë kohë kosovar, Hashim Thaçin në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së.

Kjo bisedë ishte realizuar për 10 minuta nga ora 18:30 – 6:40 në hotelin “Hyatt”, në Cologne të Gjermanisë.

Derisa, më 25 qershor u bë memorandum për bisedat telefonike, me interpretuese, Lindita Imami, e cila ishte edhe marrësja e shënimeve.

Indeksonline ia u sjellë këtë bisedë:

Presidenti Clinton: Përgëzime (Urime) për nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shume i lumtur që ndodhi në të njëjtën ditë kur forcat serbe u tërhoqën plotësisht nga Kosova. Lideri kosovar,

Thaci: Faleminderit. Është një nder që ju po na uroni për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Për ne ka qenë një kompromis për të punuar drejt paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.

 Presidenti Clinton: E di. Dhe jam mirënjohës për këtë. Mund të ju siguroj se ne do të bashkpunojmë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë policore dhe vetë qeverisje për qytetarët e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që ne kemi mundur të ndërrojmë drejtimin e pastrimit etnik në Kosovë. Lideri kosovar,

Thaci: Ky proces është po ashtu si rrjedhojë e përpjekjeve të juaja. Në të kaluarën ne kemi qenë të përkushtuar në procesin e paqes dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Ne mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut si dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë lirinë, paqen dhe demokracinë tek të gjithë grupet etnike në Kosovë. Gjithashtu, ne do të punojmë për një ekonomi të pastër dhe të hapur. Biseda jonë e sotme do të jetë si iniciativë drejt këtyre qëllimeve.

 Presidenti Clinton: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të njerëzve në Kosovë, veprimi i juaj për respektimin e këtyre të drejtave do të ju vërtetoj të gjithëve se premtimi ynë drejt jush është i drejtë. Miloseviç-i nuk është si të tjerët. Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të të takoj ty dhe admiroj udhëheqjen tënde. Lideri kosovar,

Thaci: Fakeminderit Zotri President. Beteja jonë e re që po na pret është kthimi i refugjatëve, rindërtimi, themelimi i shoqërisë civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pastërta. Ne do t’a bëjmë këtë përmes mekanizmave tonë por gjithashtu edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në punën dhe jetën tuaj.

 Presidenti: Clinton Faleminderit. Mirëupafshim!