15:17 / E Diele, 22 Janar 2023 / LB

Iniciativa e Pacollit/ Për një kohë të shkurtër grumbullohen mbi 100 mijë € për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, dy ditë më parë i ka ftuar të gjithë miqtë e tij nga komuniteti i biznesit dhe atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë pas vërshimeve të mëdha në disa nga qytetet e Kosovës.

Në postimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, thuhet se Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare.

Në anën tjetër, Naim Murseli, këshilltar i ish presidentit të Kosovës, ka bërë të ditur për Indeksonline se në këtë fond janë grumbulluar mbi 100.000 euro.

Vet, Pacolli ka paralajmëruar se donacionet nuk do të mbesin anonime.