16:34 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Emrat e personave të arrestuar për përfshirjen në sulmin ndaj Met Elshanit

Indeksonline ka siguruar inicialet e personave që kanë sulmuar dhe plagosur menaxherin kosovar, Met Elshani.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuar janë Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar.

Adhurim Lepaja

Poashtu, Indeksonline mëson se i përfshirë ka qenë edhe A.K (23 vjeçar) që ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi me armë zjarri.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline, shihen gjurmë të plumbave në veturën ku ndodhi aksidenti./Indeksonline/