11:11 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pogradec/ 40 vjeçarja gjendet e vdekur në dush

Një 40-vjeçare u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Pogradec. Sipas policisë, dyshimet e para janë për vdekje të shkaktuar nga korrenti duke bërë dush, por po hetohet edhe për një vrasje të mundshme.

Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se viktima jetonte në lagjen nr. 1 të Pogradecit.  40-vjeçarja Bule Bajrami ishte nga Librazhdi dhe më parë ka qenë në Itali.

Trupi i saj u gjet në  kabinën e dushit, i dekompozuar.

Dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.

Megjithatë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.