10:15 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Zejnaj: Kur t’humb rruga në oborr, del i kapesh kojshisë

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli gjatë ditës së djeshme ka kritikuar kryeministrin Haradinaj dhe punën e Qeverisë, ku ka thënë se ai po i ikë përgjegjësisë.

Por kritikave të Pacollit iu është përgjigjur Shefi i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Argjend Zejnaj, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi, Zejnaj ka thënë se Qeveria Haradinaj ka bërë punën për vetëm 8 muaj, më shumë se qeveritë e kaluara për tërë mandatin.

Zejnaj i ka treguar deputetes së VV-së, se kjo qeveri është duke e mundësuar liberalizimin, ushtrinë, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit.

Ai madje ka thënë se për rastin në fjalë, vlen shprehja “kur t’humb rruga në oborr tëndin, del i kapësh kojshisë”.

Ky është postimi i plotë:

Thonë se, “kur t’humb rruga në oborr tëndin, del i kapësh kojshisë”

Fitore Pacolli e paska “goditur” qeverinë Haradinaj, qeveria e cila për 8 muaj të saj ka marrë vendime në të mirë të proceseve integruese të Kosovës, sa shumica nga ish – qeveritë për tërë mandatet e tyre.

Procesi i vlerësimit për qeverinë Haradinaj, i keq është vetëm nga kundërshtarët e jashtëm të Kosovës dhe nga disa eksponentë të tyre të brendshëm, që në fakt asnjëherë e në asnjë etapë nuk e kanë pa Kosovën me syrin pozitiv.

Fitore, qeveria Haradinaj po e mundëson liberalizimin, ushtrinë, zhvillimin ekonomik, forcimin e sovranitetit të shtetit.

Vetëm nëse dëshironi të silleni si e verbuar, ndryshe në çdo ditë të jetës Tuaj edhe ju mund t’i vëreni ndryshimet pozitive, që janë rezultat i angazhimit të qeverisë Haradinaj dhe konkretisht të kryeministrit.

Përballja e kryeministrit Haradinaj duhet dhe po ndodhë me problemet reale të Kosovës, e jo me teket dhe injorancën Tuaj.