18:18 / E Martë, 27 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

“Arabët bëjnë mirë që vijnë edhe në tenis”, Kyrgios: Tani do paguhemi aq sa e meritojmë!

Jo vetëm në futboll. Arabia Saudite kërkon të nisë nga projektet edhe në botën e tenisit teksa Fondi Publik Saudit është duke mbajtur së fundmi bisedime me ATP (Organizata e Shoqatës së Tenistëve Profesionistë) dhe është e gatshme të investojë në këtë sport.

Në lidhje me mundësinë e përfshirjes së arabëve edhe në botën e tenisit foli Nick Kyrgios. Tenisti australian me origjinë greke u shpreh se e pret investimin arab me krahëhapur pasi sipas tij në këtë formë, tenistët do të marrin përfitimin financiar që meritojnë.

“Më në fund, më bëhet qejfi që nga Arabia po mendojnë të investojnë në tenis. Ata shohin vlera në këtë sport dhe më në fund do të paguhemi aq sa e meritojmë, unë jam gati të nënshkruaj për arabët. Do të marrë pjesë në një ndeshje miqësore në Arabi, nuk do të shkoj në Kupën Davis. Do të kem punë në Arabi dhe do të përfitoj një pagë gjashtëshifrore”, u shpreh Kyrgios. /ss