16:57 / E Premte, 15 Shtator 2023 / MSH

Asetet e BQK-së rriten mbi 76 milionë për muajin gusht

Për 76.6 milionë euro kanë shënuar rritje asetet e Bankës Qëndrore të Kosovës gjatë muajit gusht.

Sipas BQK-së rritjes së aseteve i ka kontribuar rritja e depozitave nga bankat komerciale, nga trusti i kursimeve pensionale si dhe nga qeveria, transmeton KlanKosova.tv.

“Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 30.8 milionë euro gjatë muajit gusht 2023. Investimet në depozita janë rritur për 60.5 milionë, kurse letrat me vlerë janë zvogëluar për 29.7 milionë euro, krahasuar me muajin korrik 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendi më 31 gusht 2023 ishte 1,135.1 miliardë euro”, thuhet në njoftim.

Depozitat në bankën qendrore ishin 1.5 miliardë euro prej të cilave prin Qeveria me 824 milionë euro.

E ndërsa investimet në letra jashtë kanë rënë për rreth 29.1 milionë euro.