15:12 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Asistentja e Kim Kardashian zgjodhi të vesh në ‘Oscar’ fustanin e dizajneres kosovare (Foto)

Mbrëmë në Los Angeles u mbajt edicioni i 90-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars, ngjarje kjo e cila po vazhdon të jetë në krye të mediave rozë gjithandej botës.

Si gjithmonë vëmendjen më të madhe e marrin yjet, të cilët parakalojnë në tapetin e kuq. Ndërsa ata tregohen tejet të kujdesshëm kur është fjala tek paraqitjet e tyre në evente të tilla prestigjioze, shkruan Indeksonline.

 

table 14

A post shared by STEPHANIE ANN SHEPHERD (@steph_shep) on

Derisa të gjithë zgjodhën dizajnerët më në zë në botë, asistentja e Kim Kardashian, Stephanie Ann Shepherd u paraqit në afterpaty të Vanity Fair me fustan të dizajneres kosovare Lia Stublla.

Një fustan i kuq, tejet elegant i hapur në njërën anë, ndërsa ia shfaqte linjat dhe sharmin bukuroshes amerikane./Indeksonline/