10:10 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Automjete të blinduara në hyrje të Podgoricës!!

Automjete të blinduara janë parë duke hyrë në Podgoricë mëngjesin e sotëm.

Kolonë e automjeteve të blinduara është parë në hyrje të Podgoricës dhe kjo gjë u bë e ditur përmes një video të publikuar në Facebook nga udhëheqësi i ligji malazez, Marko Miaçiq, transmeton Indeksonline.

“Automjetet e blinduara po mbërrijnë në Podgoricë, në ora 08:35”, shkroi ai.

Sipas mediave serbe deri më tani nuk ka informacione shtesë se për çfarë bëhet fjalë./Indeksonline/