11:04 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Borxhe deri në fyt” – Bashkimi sqarohet për opinionin

Ditë më parë, Bashkimi njoftoi zyrtarisht për dorëheqjen e kryetarit të klubit, Fadil Sahiti.

Në vend të tij, përkohësisht, klubi prizrenas e ka emëruar Rini Shpendin në këtë post.

Pas dorëheqjes, Sahiti kishte zbuluar arsyet e largimit – problemet me lojtarët dhe me disa anëtarë të kryesisë.

Megjithatë, arsye e largimit të tij mund të jenë edhe problemet financiare të klubit, të cilat janë të mëdha, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 3 people, people smiling, people playing sports and basketball court

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, vetë klubi i Bashkimit e ka bërë të ditur se gjenden në telashe të mëdha financiare – si dhe me obligime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK e ka kontaktuar së fundmi klubin prizrenas, ku ua ka kumtuar lajmin se kanë një borxh/detyrim ndaj shtetit në vlerë prej 30 mijë eurosh për periudhën, 2012-2018.

Sipas Bashkimit, këto obligime do ta ngulfasin klubin edhe më shumë, duke u bazuar në faktin se ata kanë edhe borxhe tjera.

Ky është njoftimi i plotë i Bashkimit:

“Për hire të transperences

Edhe pse jemi munduar që ti qasemi telasheve në klub me qetësi ne mënyrë që mos të trazojmë opinionin e sidomos lojtarët e rinjë për të cilët gjëja më e rëndesishme është loja e basketbollit. Por duke e parë se kemi të bëjmë me paragjykues dhe tendencë destruktive prej disave, na duhet me i shpalos disa gjëra. 
Si e para po fillojmë me ralcionin e klubit me ATK (Administratën Tatimore të Kosovës).

Dje me datë 05.11.2018 për të fundit herë na kanë kontaktuar zyrtarë të ATK-s, të cilët na kanë njoftuar që prej muajit maj kanë tentuar të kontaktojnë zyrtarë të klubit të asaj kohe, por pa rezultat, sepse nuk ishin përgjigjur.

Image result for Fadil Sahiti Bashkimi

Sot përfundimisht na është bër me dije se obligimet e KB Bashkimi ndaj ATK-s për periudhën 2012 – 2018 mund të arijnë shifrën 30 mijë euro vetëm për mos deklarimin e pagave të lojtarëve vendorë, këtu ka edhe shpenzime tjera që ka patur klubi në periudhën gjashtë vjecare që nuk janë deklaruar. 
Këto obligime do ta ngulfasin klubin edhe më shumë duke e ditur që nuk janë të vetmet borxhe (të tjerat do ti postojmë nderkohë).

Të vetmet deklarime te KB Bashkimi në ATK janë deklarimet e muajit shtator të vitit 2018, kjo ka ardhur si pasojë e qasjes së re ne klub, e cila ka të bëj direkt me transparencën, gjë të cilën disa individ po e kontestojnë, këtë për arsyen e vetme se në momentin kur kanë vendosur të largohen, në pamundesi për të ushqyer egot e veta, kanë vendosur ti perbaltojnë ata që klubin e shofin përmbi të gjithëve dhe nuk lejojnë që persona me qëllime të dyfishta të lëshohen në aventura të rrezikshme.

Klubi duhet të bëj zgjidhje për mos deklarimet paraprake prej vitit 2012, në të kundërtën do ti bllokohen të gjitha llogaritë dhe ne këtë menyrë t’ja pamundësojnë aktivitetin!!!

Për këtë më së paku kanë faj publliku dhe lojtarët!”./IndeksOnline/

Temat: