08:46 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Bukë me miell liri dhe fara liri

Liri është i pasur me Omega 3 të thartirave yndyrore, ul presionin e gjakut… është i pasur me antioksidantë dhe mund të zvogëlojë rrezikon nga sëmundje të ndryshme

Fara e lirit është shumë e pasur me vlera ushqyese kalorike. 100 gr fara mbajnë 534 kalori ose 27% e nivelit të përditshëm të nevojshëm.

Ato poashtu janë të pasura edhe me vitamina dhe minerale si: vitaminat B1, B2, B12, hekur dhe zink. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit.

Nëse nuk keni miell liri, farat e lirit mund t’i qitni në procesor për ushqim dhe t’i bluani.

Përbërësit:

▪ 3 filxhanë miell gruri,
▪ 1 filxhan miell liri,
▪ 1 lugë çaji kripë,
▪ 2 lugë sheqer,
▪ 1 lugë tharmë të thatë,
▪ 1 filxhan ujë të vakët,
▪ fara liri.

Gatimi:

Në enë përzieni përbërësit e thatë dhe me ujë të vakët ngjishni brumin.

Lëreni të qëndrojë në vend të ngrohtë rreth një orë.

Kur brumi të bymehet, formoni sipas dëshirës dhe vendosni në tepsi në të cilën keni vendosur më parë letër për pjekje.

Lëreni në vend të ngrohtë rreth 30 minuta.

Lyeni me të bardhë të vezëve, qitni farat e lirit sipër dhe piqeni në 180 gradë Celsius rreth 20 minuta.

Shërbimi:

Meqenëse liri ka veprim laksativ, nëse pini ndonjë ilaç apo vitamina, rekomandohet të hani një orë më parë apo dy orë pasi t’i keni pirë ilaçet apo vitaminat në mënyrë që të mos zvogëlohet veprimi i ilaçeve apo i vitaminave.