21:48 / E Martë, 04 Prill 2023 / MSH

“Çmendet” Al Hilal, bën gati ofertën stratosferike për Messin

Skuadra e Ligës Pro Saudite, Al Hilal, i ka ofruar yllit të Paris Saint-Germain dhe Argjentinës, Lionel Messi, një kontratë që do t’i paguante atij 350 milionë funte në vit.

Kontrata e mundshme e klubit gati do të dyfishonte 177 milionëshin që Al-Nassr po i paguan Cristiano Ronaldos, shkruan GOAL. 

Marrëveshja e Messit me PSG-në skadon në qershor dhe duket që nuk planifikon rinovimin me ekipin nga kryeqyteti francez.

Në anën tjetër ka edhe Barcelonën, në mesin e ekipeve të interesuara. 

Megjithatë, Blaugranasit mund të bllokohen nga rregullat financiare të Fair Play.

Argjentinasi thuhet se dëshiron të qëndrojë në Evropë, pavarësisht interesit nga jashtë.