20:01 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Conti ka dy fjalë për Donnarumman pas gabimit të mbrëmshëm

Milan është mposhtur nga Sampdoria me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A.

Një gabim i Donnarummas në sekondat e para të ndeshjes i dhuroi golin e vetëm vendasve.

Mbrojtësi i  rosonerëve, Andrea Conti ka thënë se duhet t’i falënderohemi portierit pasi që shumë herë këtë sezon ka sjellë fitoren.

Mos guxo te dorëzohesh sepse sa herë na ke shpëtuar ti, ne duhet vetëm të të falënderohemi! Nata e mbrëmshme nuk do të ndryshoj vlerën tënde e as nuk do të na ndaloj t’i arrijmë synimet tona”, ka thënë mbrojtësi italian.

Miliani aktualisht gjendet në pozitën e katërt me dy pikë më pak se Interi dhe tri më shumë se Atalanta. /IndeksOnline/