10:00 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / AR

Diamantet e Dua Lipes kushtojnë afër 2 milionë dollarë

Këngëtarja Dua Lipa ka mahnitur në tapetin e kuq të Gala-s së Muzeut të akademisë. E veshur me një dantellë të zezë Chanel, fustani i Duas ishte një version më elegant dhe me trend.

Megjithatë, ajo që ra në sy të të gjithëve ishin diamantet në qafë dhe në veshët e saj, transmeton Indeksonline.

Vlera e këtyre aksesorëve arrin rreth 1.7 milionë dollarë.

Kujtojmë që çdo paraqitje e këngëtares merr vëmendje, duke u shfaqur plot stil./Indeksonline/

Dua Lipa