14:47 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Diskutim dhe lexim me shkrimtarin e njohur slloven Jurij Hudolin

Sot në Prishtinë do të qëndrojë shkrimtari slloven Jurij Hudolin.

Ai do të jetë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Qendra Multimedia. Diskutimi do të nis nga ora 18:00 në Librarinë Monet.

Jurij Hudolin do te flasë për librin e tij ‘Thjeshtri’ të cilin e ka botuar Qendra Multimedia në bashkëpunim me Poetekën nga Tirana. Libri është i përkthyer nga Nikollë Berishaj.

Në këtë takim diskutimi do të shtjellohet rreth letërsisë së re nga Ballkani si dhe prezencës së letërsisë shqipe në Slloveni.

Diskutimi do të moderohet nga Jeton Neziraj./Indeksonline/