21:36 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dramë në “Fadil Vokrri”- Gjilani eliminohet nga APOEL


Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjilanit dhe Apoel, duel ky në kuadër të rundit të parë në Evropa Ligë.

Skuadra e Gjilanit për 90’minuta lojë ishte e qëndrushme, rrezikojë disa herë portën e kundërshtarit por nuk e gjeti golin, shkruan IndeksOnline

Pra, takimi i rregullt përfundoi në 0:0, por në vazhdime ndryshojë gjithçka, ishte skuadra nga Qipro që mori në “dorë” ndeshjen në “Fadil Vokrri”.

Djelmoshat e Mezanit nuk rezistuan më tepër se deri në minutën e 102’të, ku edhe Efrem shënoi për epërsinë e qipriotëve.

Kur po mendohej se me këtë rezultat do të mbyllej takimi, në skenë për Apoel u shfaq Ndogala, i cili në minutën e 116’të vulosi edhe fatin e kësaj sfide.

Pra, takimi Gjilani – APOEL u mbyll në 0:2.

Me këtë takim, Gjilanit i shuhet “ëndrra” për garat Evropiane.