14:27 / E Premte, 19 Prill 2024 / S Z

Vazhdon aktiviteti i policisë për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë

Nisur nga shqetësimet e fundit që kanë zënë vend lidhur me numrin e madh të personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kryeqendrës, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, në kuadër të punës së tyre për parandalimin e kësaj dukurie me datën 06.04.2024 ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët policor kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë.

Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.