11:16 / E Enjte, 10 Mars 2022 / B O

“Egjel” për rusët, Boris Johnson i jep goditjen e radhës oligarkëve të Putinit

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione kundër shtatë oligarkëve, përfshirë Roman Abramovich dhe Oleg Deripaska.

Boris Johnson sapo ka publikuar emrat e shtatë miliarderëve rus të cilëve ua ka ngrirë asetet në Britani.

Poashtu, ndaj 7 miliarderëve rus është marrë vendim për ndalim të udhëtimit. Pasuria e tyre në Britaninë e Madhe vlerësohet rreth 15 miliardë funta, shkruan Indeksonline.

Johnson poashtu ka marrë vendim që asnjë qytetar apo kompani britanike nuk mund të bëjë biznes me ta.

Të sanksionuarit e sotëm janë:

Roman Abramovich pronar i Chelsea FC dhe ka aksione në gjigantin e çelikut Evraz dhe Norilsk Nickel
Oleg Deripaska ka aksione në En+ Group
Igor Sechin është Shefi Ekzekutiv i Rosneft
Andrey Kostin është kryetar i bankës VTB
Alexei Miller është CEO i kompanisë energjetike Gazprom
Nikolai Tokarev është president i kompanisë ruse të gazsjellësit Transneft
Dmitri Lebedev është Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Rossiya

“Nuk mund të ketë streha të sigurta për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës. Sanksionet e sotme janë hapi i fundit në mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas. Ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen e atyre që mundësojnë vrasjen e civilëve, shkatërrimin e spitaleve dhe pushtimin e paligjshëm të aleatëve sovranë” ka thënë Boris Johnson./Indeksonline/