19:54 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Egjiptiania dënohet me tre vite burg pasi e ngacmoi majmunin

Gjykata e egjiptiane ‘Mansoura Misdemeanor’ ka dënuar një vajzë  25 vjeçare me tre vite burgim pasi e ngacmoi seksualisht një majmun në një dyqan kafshësh.

Sipas akuzës, vajza me emrin Nesama kishte prekur organin gjenital të majmunit, transmeton Indeksonline.

Ajo u dënua për nxitje të emocioneve dhe sjellje të turpshme në publik.

Nesma  e kishte incizuar momentin kur e kishte bërë gjestin turpshëm. Në gjykatë ajo ishte mbrojtur se ajo që kishte bërë ishte vetëm shaka./Indeksonline/