23:05 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Evertoni bën befasinë, e mposht Arsenalin

Evertoni ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë të javës së 34-të në Premierligë.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën 76-të, kur goditjen e Richarlisonit nuk arriti ta pres Leno duke iu futur topi në portë.

Arsenali pati iniciativën, por nuk arriti të krijonte mundësi të mira shënimi.

Me këtë fitore, Evertoni shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e tetë, tri më pak se Chelsea i vendit të katërt.Reklamë

Në anën tjetër, Arsenali mbetet një pozitë më posht me 46 pikë.