23:58 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Evropianët dhe SHBA-ja bllokojnë një mbledhje të OKB-së

Shtet evropiane dhe SHBA-ja bllokuan sot mbajtjen e një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi gjuhën në Ukrainë, të kërkuar nga Rusia ditën e betimit të presidentit të ri ukrainas, Volodimir Zelenski.

Në një votim procedure kundër kësaj mbledhje u mblodhën gjashtë vota, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia, Belgjika dhe SHBA-ja.

Nga ana tjetër pesë vende votuan pro zhvillimit të kësaj mbledhjeje, Rusi, Kinë, Afrikë e Jugut, Republika Dominikane, Guinea Ekuatoriale, ndërsa katër abstenuan(Indonezia, Bregu i Flidishtë, Peruja dhe Kuvajti./ATSH/