20:01 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fjalimet e grave që përcaktuan dekadën, nga Greta Thunberg deri tek Hillary Clinton

Viti 2010 njihet si një prej viteve kur kishte shumë momente të rëndësishëm në mbarë botën për fuqizimin e gruas, pagën e barabartë, barazinë gjinore e shumë gjëra të tjera.

Por ndryshime të mëdha shoqërore u bën në dy viteve të fundit.

Femrat kanë udhëhequr diskutime shumë të rëndësishme, si ndryshimi i klimës, arsimi, dhuna dhe armët.

Madje ka edhe fjalime shumë të mira, që ia vlen të rilexohen, transmeton Indeksonline.

Një nga fjalimet më të mira që ishte bërë ndonjëherë ishte ai i Oprah Winfrey në Golden Globes 2018, e që ishte gruaja e parë me ngjyrë që pranoi çmimin ‘Cecil B.DeMille’ për arritje të jetës.

Fjalimi i Winfrey filloi si një reflektim personal i arritjeve të saj dhe përfundoi me një thirrje kundër armëve dhe ngacmimit seksual, duke nxitur pikëpyetje për kandidim të mundshëm presidencial.

Dhe ceremonitë e ndarjes së çmimeve nuk janë vendet e vetme që janë galvanizuar zërat e fuqishëm femëror.

Samiti i Kombeve të Bashkuara për Klimën këtë vit bëri bujë të madhe nga adoleshentja Greta Thunberg e cila foli për mungesën e veprimeve nga të rinjtë për ndryshimin e klimës.

Momenti i Thunberg në OKB erdhi vetëm disa vite pasi Emma Watson bëri një fjalim të ngjashëm në 2014, e që atëherë njihej më së miri nga roli i saj në filmin e Harry Potter.

Që atëherë Watson u bë një avokate e zonja e të drejtave të grave.

Fjalim të fuqishëm pati edhe Emma Gonzalez e cilai kërkoi ligjvënësve amerikanë të veprojnë në për të shtënat me armë në  ‘Parkland’ ku 17 nga shokët e saj të klasës u vranë.

19 vjeçarja pati një fjalim domethënës pikërisht në ‘Mars For Our Lives’ në 2018.

Fjalime frymëzuese ndër vite pati edhe nga zonjat e para, aktivistet e politikanet e shumta nga bisedimet e TED deri në adresat e universiteteve.

“Një fëmijë, një mësues, një stilolaps dhe një libër mund të ndryshojnë botën” Malala Yousafrazai.

“Pavarësisht nëse ka qenë gjatë kohës sime si avokate, si administratore në një universitet, një menaxhere fitimprurëse, edhe tani si Zonjë e Parë, kurrë nuk kam pyetur dike që po intervistoja për të më shpjeguar një rezultat testimi ose një notë në klasë, kurrë. Unë kurrë nuk kam bërë dallimin nëse dikush shkoi në një shkollë në Ivy League apo në një shkollë shtetërore, kurrë. Ajo që kam kërkuar është se çfarë lloj-personi jeni. A jeni të  besueshëm? A jeni punëtor i zellshëm? A jeni të hapur në këndvështrime të tjera? A keni dalë jashtë interesit tuaj personal për t’u shërbyer të tjerëve? A keni gjetur një mënyrë për t’i shërbyer vendit tonë, qoftë me uniformë, apo në komunitetin tuaj?-Michelle Obama.

“Unë kam kuptuar që lufta për të drejtat e grave shpesh është bërë sinonim i urrejtjes. Nëse ekziston një gjë që e di me siguri, është që kjo duhet të ndalet”-Emma Ëatson.

“Për çdo grua që lindi çdo taksapagues dhe qytetar të këtij kombi, ne kemi luftuar për të drejtat e barabarta të të gjithëve. Koha është që të kemi barazinë e pagave një herë e përgjithmonë”-Patricia Arquette.

“Të gjitha provat na tregojnë se përkundër pengesave të mëdha që mbeten, kurrë nuk ka pasur një kohë më të mirë në histori për të lindur femra. Por të dhënat çojnë në një përfundim të dytë: Përkundër gjithë këtij përparimi, ne nuk jemi akoma atje”,-Hillary Clinton.

“Dua që të gjitha vajzat të shikojnë këtu dhe ta dinë se një ditë e re është në horizont. Dhe kur ajo ditë e re të zgjojë më në fund, do të jetë për shkak të shumë grave madhështore, shumë prej të cilave janë pikërisht këtu në këtë dhomë sonte, dhe disa burra mjaftë fenomenalë, duke luftuar shumë që të sigurojnë që ato të bëhën udhëheqëse”, -Oprah Winfrey.

“Pra, ne po flasim për ata që nuk kanë kush t’i dëgjojë, për ata që nuk mund të flasin akoma për këtë, dhe për ata që nuk do të flasin më kurrë. Ne jemi të pikëlluar, jemi të zemëruar dhe ne jemi duke përdorur fjalët tona ashpër, sepse kjo është e vemja gjë që mund të ndodhë përsëri”, Emma Gonzalez.

“Sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë mbi ju. Dhe nëse vendosni të dështoni, unë them se ne kurrë nuk do t’ju falim”, Greta Thunberg./Indeksonline/