07:13 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Fruthi” arrin edhe në Gjilan

Xhevat Demiri, shef i repartit të Infektologjisë në Gjilan ka thënë se në këtë repart tashmë janë shtrirë katër raste të morbillit – fruthit.

“Dy raste janë nga Kaqaniku dhe njëri nga Hogoshti e tjetri nga Gjilani”, ka thënë Demiri.

Morbilli ose fruthi tashmë ka depërtuar edhe në rajonin e Anamoravës.

Demiri tha se gjendja e pacienteve nuk është e mirë.

“Janë rastet e para të morbillit në repartin tonë, dy janë fëmijë nga Kaqaniku dhe dy raste të rritur, njëra nga Hogoshti dhe tjetra nga Gjilani. Gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve nuk është e mirë kurse reparti ka nevojë për përforcim të kuadrit të mesëm”, ka thënë Demiri për rajonipress.