08:38 / E Martë, 16 Janar 2024 / L K

Hamburg i zgjatë kontratën kosovarit dhe e çon në huazim te skuadra zvicërane

Hamburg ka njoftuar zgjatjen e kontratës me Valon Zumberin. Qendërmbrojtësi do të jetë i skuadrës gjermane deri në qershorin e vitit 2025.

Pas rinovimit, Hamburg ka njoftuar huazimin e kosovarit te ekipi i ligës së dytë në Zvicër, Schaffhausen deri në fund të sezonit.

“Qëllimi i lëvizjes është që Zumberi të fitojë sa më shumë përvojë në një nivel të lartë në Challenge League për të çuar më tej zhvillimin e tij” thuhet në njoftimin e Hamburgut./Indeksonline/