20:08 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hasmëria mes fiseve në Vlorë/ Xhaferaj refuzon të largohet nga spitali: Dua vetëmbrojtje, s’kam ku vete, më vrasin

Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i quajtur Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri.

Xhaferaj ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën,ku po merr mjekim pas plagëve të marra, dhe kërkesa e tij është të mos dal nga spitali pasi ka frikë dhe kërkon mbrojtje nga shteti.

Xhaferrit është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur në dorë. Për Xhaferrin ky është atentati i dytë që i bëhet brenda një viti.

Në ambjentet e Spitalit Ushtarak ndodhej gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

-Përse nuk ikën nga spitali?

“Dua vetëmbrojtje, s’kam ku vete, më vrasin”.

-Ka ardhur automjeti i policisë.

“Policia nuk më merr në mbrojtje. Më kanë bërë dy atentate. Kam kërkuar mbrojtje nga shteti, për jetën time”.

-Kur ka ndodhur atentati?

“Atentati ka ndodhur në datën 16 maj. I fundit ndodhi në datën 1 gusht”.

-Kush të qëlloi i njohe?

“Jo. Më qëlluan me breshëri automatike. Shtëpia është bërë shosh. Kjo është plagosja e parë dhe kjo është e dyta.

-Nga kush ke frikë?

“Jam me probleme. Hasmërinë e di shtetit e di çdo njeri”.

-Përse nuk ikën?

“Nuk kam ku iki, kërkoj mbrojtje. Të më mbroj shteti. Kam frikë nga hasmëria”.

-Do vazhdosh të qëndrosh në spital?

“Po do vazhdoj të qëndroj këtu”.