15:57 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Helikopterët e KFOR-it monitorojnë kufirin Kosovë-Serbi

Helikopterët e KFOR-it janë parë sot dukeqarkulluar mbi kufirin Kosovë-Serbi.

Qytetarët nga zona kufitare kanë dërguar pamje të helikopterëve mbi fshatin Dumnicë të Podujevës që ndodhet afër kufirit me Serbinë.

Ata thonë se lëvizjet janë të shpeshta porse kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, shkruan Indeksonline.

Pak më parë afro 50 automjete të KFOR-it hynë në veri të Mitrovicës, përderisa është bërë e ditur se hyrja e gjithë këtyre automjeteve kishte të bënte me ushtrime të rregullta të KFOR-it./Indeksonline/