09:54 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Import nga Kosova”, bonbonierë në formë të Shqipërisë së Madhe, në raftet… e Serbisë

Një numër i madh i zinxhirëve tregtarë me pakicë në Serbi ofrojnë bonbonirë “Kamila”, në deklaratën e së cilës thuhet “Importi nga Kosova”.

Siç shkruan e përditshmja serbe “Novosti” kur hapet kutia e bonbonierëve, ato shfaqen në formën e “Shqipërisë së Madhe”.

Autoritetet kompetente, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve në Serbi siç raportohet “dënuan me forcë shitjen e një produkti të tillë në vendin tonë dhe thanë se ai duhet të hiqet nga raftet si çështje urgjente”, shkruan më tej “Novosti”, transmeton KK-ja.

“Në dyqan hasa në një bonbonierë “Kamila”, e cila dukej bukur dhe vendosa ta bleja. Sinqerisht, unë nuk i kushtova vëmendje deklaratës, sepse nuk e shoh kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, e shikova rastësisht dhe m’u errësuan sytë. Deklarata e produktit që bleva në Serbi përmban vendin e origjinës – Kosovë. Nuk mund ta besoj se dikush e lejonte këtë”, ka thënë një qytetar.